Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Në këtë grup, shqiptarët zënë vendin e nëntë, duke përfaqësuar 2.3% të totalit të të huajve që jetojnë në BE. Por në raport me popullsinë e Shqipërisë, ky numër është edhe më domethënës: rreth 26% e shqiptarëve jetojnë në një nga vendet e BE-së — përqindja më e lartë në të gjithë rajonin. Nëse përfshihen edhe ata që jetojnë në Greqi (të paktën 400 mijë), shifra e kalon 40%.
Kosova renditet e dyta në këtë listë, me 25.7% të qytetarëve që jetojnë në vendet e BE-së, pasuar nga Maqedonia e Veriut dhe Bosnja.
Vetëm në vitin 2023, janë dhënë rreth 75 mijë leje qëndrimi për shtetas shqiptarë në BE, ndërsa që nga viti 2008 ky numër ka arritur në rreth 920 mijë leje për herë të parë.
Emigrimi vazhdon të ndikojë drejtpërdrejt në rënien e popullsisë në Shqipëri, ku sipas INSTAT, jetojnë aktualisht vetëm 2.4 milionë persona — një rënie prej 420 mijë banorësh që nga Censi i vitit 2011.