Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Liverpooli e gjen zëvendësuesin e Arnoldit

Sport  |  18.03.2025 Ora 16:49   

Liverpooli veçse ka nisur puniët për planifikimin e sezonit të ri dhe tashmë drejtuesit e klubit kanë ardhur në një përfundim se duhet të përforcohen në anën e djathtë të mbrojtjes.

Raportimet nga Anglia dhe nga Spanja bëjnë me dije se Trent Alexander-Arnold do të largohet për te Real Madridi gjatë verës dhe kjo ka bërë që klubi anglez të futet në tregun e transferimeve për një mbrojtës të krahut.

Kështu, Liverpooli ka kthyer sytë kah anësori i Bayer Leverkusenit, Jeremie Frimpong.

Holandezi 24-vjeçar është një nga figurat kyçe të Leverkusenit gjatë këtyre viteve të fundit, me shpejtësinë e tij, aftësinë për driblime dhe stabilitetin në mbrojtje.

Profili i tij i përshatet shumë sistemit të Liverpoolit, i cili po kërkon pikërisht një mbrojtës me aftësi të mira sulmuese.

Frimpong ka një marrëveshje me Leverkusenin, që ai mund të largohet nëse vjen një ofertë prej 40 milionë euro.

Sipas “Teamtalk”, Arne Slot dhe stafi i tij e shohin Frimpongun si idealin për të zëvendësuar Arnoldin./GazetaExpress/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing