Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

“Rritja e energjisë elektrike për 15% do të rrisë varfërinë në Kosovë”

Vendi  |  18.03.2025 Ora 15:25   

Përfaqësues të bizneseve në Kosove thonë se rritja e mundshme e energjisë elektrike prej 15 për qind do t’i detyrojë bizneset prodhuese të rrisin çmimet e produkteve të tyre. Deklaratat e tyre pasuan ftesën e ZRrE-së, për konsultim publik pas publikimit të raporteve dhe kërkesave për rritje të energjisë elektrike për 15 për qind.

Ndërkohë qytetarët flasin për çmime të papërballueshme.

Paralajmërimet se energjia elektrike do të shtrenjtohet edhe për 15% të tjera ka ngjallur pakënaqësi ndër qytetarë. Një numër syresh thonë se faturat aktuale edhe pa rritjen prej 15% janë të pa përballueshme.

“Po a pak është shtrenjt a teper nuk po ikin rinia prej ktuhit. Kah me ja majtë ka me pagu”, tha një qytetar për rtv21.

“Na flejna në qymyr e blejna rrymë 500/600 euro megavat ska met ma kerkush as me protestu”, tha jë qytetar tjetër.

“O me ba me ndodhë kjo rritje na duhet me u çu e me e blloku Prishtinën”, u shpreh një qytetar.

Një ndër arsyet që KEDS- ka numëruar si kërkesë për rritje të çmimit të energjisë është rritja e pagës minimale në 350 euro. Por njohës të çështjeve të ekonomisë e shohin si të pabazë arsyetimin pasi, sipas tyre, për t’u pranuar kjo arsye i bie që një numër i madh i punonjësve në KEDS kanë punuar me pagë nën minimale. Por, pavarësisht kësaj KEDS dhe KESCO zbatojnë vendimet e ZRrE-së. Ndërkohë për të kundërshtuar rritjen prej 15% Zyra e Rregullatorit për Energji elektrike ka lënë afat ankese deri më 28 mars.

“ZRrE e konsideron konsultimin publik si një element kyç në zhvillimin e politikave të qëndrueshme dhe transparente në fushën rregullative. Në këtë kuadër, ZRrE fton ndërmarrjet e rregulluara, konsumatorët dhe të gjitha palët e tjera të interesuara që të shqyrtojnë të dhënat dhe pikëpamjet e përfshira në Raportin Konsultativ dhe të paraqesin komentet dhe sugjerimet e tyre. Komentet mund të dërgohen deri në datën 28 mars 2025”,

Në anën tjetër, përfaqësues biznesesh vlerësojnë se me shtrenjtimin e energjisë elektrike do të shtrenjtohet edhe më shumë jeta e qytetarëve në Kosovë. Kryetari i Aleancës së Bizneseve, Agim Shahini, thotë se nëse qeveria vendos marzhën e fitimit për naftën pse të mos vendosë edhe për energjinë elektrike.

“Qeveria vendosë marzh fitimi për naftën prej 2% ndërsa energjinë elektrike e shtrenjton për 15%”, tha Shahini.

Me shtrenjtim apo jo të energjisë elektrike, Agjencia e Statistikave të Kosovës flet për shtrenjtim të vazhdueshëm të çmimit të produkteve. Sipas matjeve të fundit të kësaj agjencie, çmimi i produkteve të konsumit për muajin shkurt është rritur në një mesatare prej 1.7% krahasuar me shkurtin e vitit 2024. Ndërkohë shtrenjtim vërehet edhe nga muaji në muaj.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing