Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ankesat për çmime të larta – AKRK po monitorin çmimet e 20 produkteve esenciale

Vendi  |  18.03.2025 Ora 7:57   

A.K, arsimtar në një shkollë të Prishtinës, më 15 mars po dilte nga supermarketi me dy qese të mbushura me produkte esenciale. 62 vjeçari nuk e ka fare problem t’i bartë qeset me ushqime të cilat i duken të lehta.

“24 euro i mora 2 qese veç, çka me bë me to. Po e baj dert kur të dalë në pension”, i ka thënë ai Gazetës Express.

Furnizimin me ushqime ai po e bënte në kohën kur në gjithë rajonin po bojkotoheshin supermarketet për shkak të çmimeve të larta.

“Tybe nuk e di, as nuk kam ni për këtë sen bile”, shton ai.

Nëpër rrjete sociale ka shumë reagime me ankesa për çmimet e larta të produkteve esenciale.

Por, ankesat nuk janë vetëm në rrjete sociale, Autoriteti i Konkurrencës së Republikës së Kosovës (AKRK), në një përgjigje për Gazetën Express, kanë treguar se kanë pranuar ankesa për çmime të larta në treg.

Si rezultat, ky institucion shtetëror ka nisur veprimin brenda kornizave ligjiore që të hetojë nëse ka kurdisje çmimesh.

“Sa i përket çështjes suaj që keni shtruar, edhe Autoriteti i Konkurrencës ka pranuar disa ankesa dhe shqetësime lidhur me lëvizjen/rritjen e cmimeve të produkteve esenciale ushqimore, bazuar në këto shqetësime, por edhe duke e parë gjendjen në terren, Komisioni i Autoritetit të Konkurrencës, gjatë vitit 2024, ka kryer vizita në terren(markete të mëdha) dhe ka krahasuar çmimet e produkteve esenciale në periudha 3 mujore.  Me këtë rast, pas analizimit të të dhënave të mbledhura Autoriteti ka autorizuar një grup punues që të filloj me Analizën e këtij sektori, respektivisht të produkteve esenciale të shportës ushqimore”, thuhet në përgjigje.

Kosova në bazë të nenit të 10 të Kushtetutës së Kosovës, organizimin ekonomik e ka si ekonomi e tregut të lirë – ku shteti nuk mund të përcaktojë çmime, por ndalohet kurdisja e tyre në bashkëpunim të fshehur mes kompanive – këto tentativa i heton dhe gjobitë AKRK si institucion.

Rrjedhimisht, çmimet e 20 produkteve esenciale që janë monitoruar nga AKRK gjatë tri viteve të fundit, do të vazhdojnë të monitorohen edhe këtë vit.

“Deri më tani, janë përcaktuar rreth 20 produkte esenciale ushqimore që janë monitoruar  përgjatë 3 viteve të kaluara, dhe ky monitorim do të vazhdojë edhe këtë vit, dhe për të vazhduar me raportim të ndërmarrjeve për çdo muaj për ndryshimet e çmimeve që do të pësojnë këto produkte në të ardhmen”, thuhet në përgjigje.

Kërkohet monitorim rigoroz

Sead Ujkani, profesor në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës(UP), i ka thënë Gazetës Express se kjo situatë duhet të pasojë me monitorim rigoroz nga Autoriteti i Konkurrencës dhe Inspektorati i Tregut.

“Kjo situatë duhet të adresohet me ndërhyrje të duhur institucionale, përmes Autoritetit të Konkurrencës dhe Inspektoratit të Tregut, që është e nevojshme të zbatojnë në mënyrë sistematike monitorim rigoroz, për të identifikuar dhe ndëshkuar praktikat e padrejta”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka deklaruar se kjo rritje e çmmeve vështirëson jetën normale qytetare duke dobësuar fuqinë blerëse.

“Vlerësoj se në rritje e tillë e çmimeve të produkteve esenciale paraqet një fenomen shumë shqetësues, veçanërisht në këtë periudhë kur kemi një kërkesë më të lartë për konsumin e tyre. Fatkeqësisht, kjo situatë shpërfaq një qasje abuzuese nga disa biznese të pandërgjegjshme, që vështirëson jetesën e qytetarëve, duke ulur kështu fuqinë e tyre blerëse dhe shtuar barrën mbi buxhetin e tyre. Prandaj,  konsideroj se ankesat dhe raportimet nga qytetarët janë shumë inkurajuese dhe një sinjal pozitiv për nivelin e vetëdijesimit të konsumatorëve, si dhe për mbrojtjen e të drejtave të tyre”, ka thënë ai.

Sa është inflacioni në Kosovë?

Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), inflacioni për muajin shkurt 2025 është 1.7%, që nënkupton ka rritje – pasi në janar të këtij viti ishte 1.5%.

Në bazë të matjeve mujore dhjetorin e vitit 2024, norma inflacionit ka qenë 1.1,ndërkaq në nëntor 0.7%.

Ndërkaq paga mesatare bruto për vitin 2023 është 570 euro /Gazeta Express

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing