Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Reali e gjen zëvendësuesin e Viniciusit tek Atletico

Sport  |  17.03.2025 Ora 17:08   

E ardhmja e Viniciusit te Real Madridi nuk është ende e qartë.

Edhe pse braziliani në shumë raste e ka shprehur dëshirën për të qëndruar e për të arritur sukses me Real Madridin, ofertat nga Arabia Saudite vetëm sa shkojnë e shtohen.

Megjithatë, drejtuesit e Real Madridit nuk e mendojnë largimin e tij, vetëm në rast se lojtari vetë dëshiron të largohet.

Duke parë këtë situtatë, “Los Blancos” janë vënë në gjah për një zëvendësues të tij, në rast se braziliani do largimin.

Sipas “Gol Digital” Reali e ka përzgjedhur Julian Alvarezin e Atletico Madridit, për të qenë pasardhës i mundshëm i Viniciusit.

Argjentinasi e ka treguar se mund të përshtatet në Spanjë, duke qenë një nga figurat kyçe të Atletico Madridit këtë edicion.

Alvarezi iu bashkua Atleticos verën e kaluar, derisa më herët kishte qenë në radarin e Realit.

Aftësia për të luajtur në disa pozita në sulm, inteligjenca taktike e tij dhe aftësia teknike e bëjnë Alvarezin shumë të përshtatshëm për sistemin e Carlo Ancelottit./GazetaExpress/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing