Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ronaldo zbulon vaktin e tij të ushqimit që po e mbanë të fortë edhe si 40-vjeçar

Sport  |  17.03.2025 Ora 17:07   

Cristiano Ronaldo e ha gjithmonë një vakt të njëjtë, i cili e mbanë të fortë, si pjesë e dietës së tij.

Legjenda e Portugalisë, Real Madridit dhe Manchester Unitedit muajin e kaluar festoi ditëlindjen e tij të 40-të, me shpresën për të qenë pjesë e Portugalisë në Kupën e Botës të vitit 2026.

Karriera e tij nisi në vitin 2002 te Sportingu si 17-vjeçar, derisa tashmë ka plotë 22 vite si futbollist profesionist.

Ronaldo dy vitet e tij të fundit tashmë po i kalon në Arabinë Saudite tek Al-Nassr.

Arsyeja kryesore e kësaj jetëgjatësie në futbollin e niveleve më të larta është puna e tij në fitnes dhe dietat e tij.

Besohet se Ronaldo preferon vakte të ushqimeve me shumë proteina dhe nuk i përdor fare sheqerërat.

Ai po ashtu përkujdeset edhe për karbohidratet, frutat dhe perimet.

40-vjeçari vetëm në raste shumë, shumë të rralla përdor alkool, derisa në pjesën më të madhe të kohës konsumon vetëm ujë.

Sa herë që ai ha në restauronte, ai merr mish të kuq me sallatë.

Por, është një ushqim, që ai e përdor gjithmonë, dhe që shumë fansa të tij nuk e dinë.

Ai preferon të hajë “Bacalhau a Bras”, një ushqim portugez, me qepë, patate dhe vezë. Mund të përgatitet në më pak se 15 minuta.

Restauranti i tij në Lisbonë e shërben këtë ushqim, me recetën nga nëna e tij.

Ai thotë se kjo i kujton fëmijërinë dhe e mbanë të fortë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing