Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Liverpooli është i vendosur për të bërë diçka të madhe në afatin kalimtar të verës.
Sipas burimeve të “Fichajes” brenda klubit, “Të Kuqtë” kanë vendosur të shpenzojnë 300 milionë euro në tre lojtarë të klasit botëror, për të përforcuar skuadrën në tri reparte të ndryshme.
Menaxhmenti sportiv i Liverpoolit tashmë e ka ndarë mendjen dhe ka vënë sytë kah Julian Alvarez, Xavi Simons e Alessandro Bastoni.
JULIAN ALVAREZ
Shënjestra kryesore e Liverpoolit për verë është sulmuesi i Atleticos, Julian Alvarezi. Klauzola e lirimit të argjentinasit është 150 milionë euro, një shumë që klubi anglez ka vendosur ta paguajë. Aftësia e tij për të luajtur në disa pozicione të sulmit, e bën atë nënshkrimin ideal për Liverpoolin.
XAVI SIMONS
Mesfusha është një tjetër repart që klubi anglez dëshiron të përforcohet. Aktualisht holandezi është në huazim te Leipzigu nga PSG-ja, transferimi i tij te Liverpooli mund të finalizohet për 75 milionë euro.
ALESSANDRO BASTONI
Emri i tretë në listë është Alessandro Bastoni, një nga mbrojtësit kryesor të Interit. Kalimi i tij në Angli te Liverpooli, po ashtu do të kushtonte 75 milionë euro./GazetaExpress/