
Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ballkani ka siguruar një fitore të rëndësishme në kampionat duke triumfuar 2:1 ndaj Ferizajt në një ndeshje të luftuar deri në minutën e fundit.
Golat për skuadrën nga Suhareka u shënuan nga Adetunji në minutën e 18-të dhe të 77-të, duke u bërë heroi i sfidës, shkruan Gazeta Express.
Për Ferizajn, Ilieski barazoi përkohësisht në minutën e 71-të, por nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.
Pas kësaj fitoreje, Ballkani renditet në vendin e dytë të tabelës me 43 pikë, duke mbajtur sado pak gjallë shpresat për titullin kampion.
Në anën tjetër, Ferizaj ndodhet në pozitën e pestë me 32 pikë dhe do të kërkojë të rikthehet te rezultatet pozitive në ndeshjet e ardhshme.