Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ruben Amorimi i vendos në shitje 10 futbollistë të Unitedit

Sport  |  14.03.2025 Ora 17:02   

Ruben Amorimi ka marrë vendim që 10-të futbollist të ekipit të parë t’i vendos në shitje, për të rindërtuar skuadrën e tij gjatë verës.

Manchester Unitedi nënshkroi me Patrick Dorgu dhe Ayden Heaven gjatë janarit, mirëpo klubi planifikon nënshkrime të reja edhe gjatë merkatos verore.

Por, para transferimeve të reja, Amorimi dëshiron që të largojë disa lojtarë nga skuadra e tij.

Sipas “Fichajes”, Amorimi ka vendosur që t’i largojë hiq më pak se 10-të futbollistë.

Rasmus Hojlund e Mason Mount janë ndër të parët në listë, meqenëse dytë kanë ardhur për shuma të mëdha në Manchester, por nuk i kanë arritur pritshmëritë.

Hojlund iu bashkua Unitedit për 72 milionë paund, derisa Mount për 55 milionë paund.

Antony, Jadon Sancho e Marcus Rashford – që janë në huazim – po ashtu janë në këtë listë “të zezë”.

Edhe mesfushorët Casemiro e Christian Eriksen janë të shënuar në listën e trajnerit portugez.

Victor Lindelof, Jonny Evans e Tom Heaton e kompletojnë listën prej 10-të lojtarëve.

Amorimi po kalon në një periudhë jo të mirë tek Unitedit, duke qenë i 14-ti në Premierligë.

Mirëpo, një fije shprese u pa mbrëmë në takimin me Real Sociedadin, me Unitedin që e eliminoi klubin spanjoll për të kaluar në çerekfinale të Ligës së Europës./GazetaExpress/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing