
Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ndoshta në këtë moment po ëmbëlsoni çajin me pak mjaltë sepse e dini mirë që mund t’ju ndihmojë me qetësimin e dhimbjes së fytit.
AgroWeb.org ju njeh në këtë artikull me vlerat e mrekullueshme të këtij ushqimi, por edhe me disa efekte anësore për të cilat mund të mos jeni në dijeni.
Falë vetive anti-inflamatore, mjalti natyral mund të ndihmojë në uljen e inflamacionit në trup.
Konsumimi i mjaltit mund të ndihmojë në reduktimin e simptomave të infeksioneve të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.
Studimet kanë treguar se mjalti funksionon po aq mirë, nëse jo edhe më mirë, se ilaçet e njohura për kollën, falë përbërësve të tij shërues.
Studiues të shumtë konfimojnë se mjalti mund të ndihmojë në zbutjen e simptomave të disa problemeve gastrointestinale si diarreja, kapsllëku dhe ulçera.
Për më tepër, ka disa prova që sugjerojnë se mund të ndihmojë edhe në uljen e ankthit.
Mjalti, falë antioksidantëve që përmban mund të mbrojë organizmin nga dëmtimi i radikaleve të lira.
Radikalet e lira janë atome ose molekula që mund të shkaktojnë dëme në qelizat e trupit tuaj, duke shkaktuar kështu sëmundje të ndryshme.
Duke qenë një burim i mrekullueshëm antioksidantësh, një mjaltë i cilësisë së lartë, mund të mbrojë qelizat nga dëmtimi dhe parandalojnë edhe sëmundjet e zemrës.
Përpos të mirave të shumta, ekspertët sugjerojnë që të tregoni kujdes për dhëmbët tuaj. Kjo pas mjalti, ngjashëm me llojet e tjera të sheqernave, mund të rrisë rrezikun e prishjes së dhëmbëve.
Fruktoza është lloji i sheqerit që gjendet në mjaltë. Prandaj mund të jetë e rrezikshme për ata që vuajnë nga mëlçia yndyrore.
Për fat të keq, mjalti nuk ndihmon me alergjitë. Dhe në disa raste, konsumi i tij mund të shkaktojë disa simptoma alergjie.
Nëse jeni shumë ndjeshëm nga marrja e poleneve në sasi të vogla, kjo mund të shkaktojë simptoma si kruarja e gojës./AgroWeb.org