Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Kompozitori i njohur Hans Zimmer, fitues i çmimeve Oscar, mund të riimagjinojë himnin kombëtar të Arabisë Saudite, pas një serie diskutimesh me Turki Alalshikh, kryetar i Autoritetit të Përgjithshëm të Argëtimit, gjatë ceremonisë së Çmimeve Joy në Riad.
Alalshikh ndau planet për disa bashkëpunime të mundshme me Zimmer, duke përfshirë një interpretim të ri të himnit kombëtar, i cili do të përdorte instrumente të ndryshme muzikore, si dhe një pjesë të re muzikore të titulluar "Arabia". Po ashtu, u diskutua për mundësinë e krijimit të një kolonë zanore për një film që do të trajtonte Betejën e Yarmouk.
Zimmer, i njohur për kompozimet e tij ikonike si "The Lion King" dhe "Dune", së fundmi ka performuar në Dubai dhe ka shprehur admirimin e tij për shkrirjen e kulturave në industrinë e filmit. Alalshikh gjithashtu la të kuptohet për mundësinë e një koncerti të Zimmer në Riad në një sezon të ardhshëm, duke theksuar entuziazmin e kompozitorit për Arabinë Saudite dhe popullin e saj.