16 janari njihet botërisht si Dita Botërore e Botuesve të Librave.
Kjo ditë është vendosur në nder të botuesve, duke ua njohur atyre rolin e rëndësishëm në shpërndarjen e dijes, ideve dhe promovimit të letërsisë.
Libri i parë i shtypur është prodhuar në Kinë, në shekullin e tetë.
Më herët ishin skribët, mjeshtërit e shkrimit, ata që merrnin dorëshkrimet e autorëve dhe nxirrnin kopje të pastra.
Shtypi i shkruar u shpik në shekullin e 15-të, duke revolucionarizuar këtë industri dhe duke bërë që librat të prodhoheshin në mënyrë më eficiente dhe me një kosto më të ulët.
Tashmë jetojmë në epokën e “e-books”, librave elektronike dhe platformave online, të cilat po bëjnë shpërndarjen e librit, duke sjellë ndryshime të mëdha, në këtë industri.