Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone është shpallur trajneri më i mirë i muajit dhjetor në La Liga.
Kjo gjë vjen pas paraqitjeve të mira të skuadrës së tij, ku kishte fituar 4 ndeshje, mes tyre edhe ndaj Barcelonës ku e mbyllën vitin 2024 si lider në La Liga.
Në nominim kanë qenë Diego Martinez i Las Palmasit, Ernesto Valverde i Athletic Bilbaos dhe Diego Simeone, i cili u shpall fitues.