Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Gjatë vitit 2025, në Kosovë janë diagnostikuar 601 raste të reja me kancer të gjirit, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.
Në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, Ministria ka bërë thirrje për kontrolle të rregullta dhe vetëkontroll të gjirit, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm.
Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, ka njoftuar se gjatë këtij viti institucionet shëndetësore pritet të pajisen me tetë mamografë të rinj digjitalë. Sipas tij, qëllimi është që shërbimet diagnostikuese të jenë më të qasshme dhe më pranë grave.
Gjatë muajit tetor, i njohur si “Muaji Rozë”, do të zhvillohen edhe aktivitete të ndryshme ndërgjegjësuese për shëndetin e gjirit dhe rëndësinë e kontrolleve të rregullta.