Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Për dhjetë muaj, 1 mijë e 408 çifte i dhanë fund martesës së tyre

Vendi  |  17.12.2024 Ora 11:06   
Gjatë dhjetë muajve nga janari deri në tetor, 1 mijë e 408 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre.
Numri më i madh i shkurorëzimeve është regjistruar në muajin janar të këtij viti. Gjatë këtij muaji 155 çifte i kanë dhënë fund martesës ës tyre. Pasuar nga shkurti me 151 shkurorëzime. Në mars janë regjistruar 149 raste të shkurorëzimeve.

Në muajin prill numri i shkurorëzimeve ka pësuar një rënie të lehtë, pasi që gjatë këtij muaji 114 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre. Ndërsa në maj ka pasur sërish rritje të numrit të shkurorëzimeve dhe se numri i tyre ka shkuar në 138 raste. Në qershor janë regjistruar 118 raste të shkurorëzimeve, në korrik 142 raste, në gusht 136 raste, në shtator 152 dhe tetori me 153 raste të shkurorëzimeve.

Sa u përket shkurorëzimeve të ndodhura në Kosovë për muajin tetor sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), janë regjistruar gjithsej 153 raste.

E qytetet të cilat prijnë me numrin më të madh të shkurorëzimeve gjatë muajit tetor janë Peja, Prizreni, Podujeva dhe Ferizaj me nga 13 raste të shkurorëzimeve. Pasuar nga Gjakova me 11 raste dhe Suhareka me 10 raste.

Ndërsa kryeqyteti Prishtina ka dukshëm numër më të vogël të shkurorëzimeve, pasi që gjatë muajit tetor në kryeqytet vetëm pesë çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing