Radio Plus 102.2 FM, për të katërtën herë me radhë merr cmimin e parë në Festivalin Mbarëkombëtar të Radiostacioneve “Radiofest” – edicioni i 15-të, organizuar nga OJQ “Gjakova” – Radio Gjakova.
Cmimet e para nuk janë të vetmet që Radio Plus ka marrë nga ky festival. Përgjatë 15 viteve, që kur ka nisur ky festival, në pothuajse cdo vit të tij, Radio Plus 102.2 fm është dekoruar me cmimet e para, të dyta dhe të treta, duke dëshmuar kreativitetin dhe punën profesionale që stafi i radios kanë bërë ndër vite, duke qenë lider në punën e produksionit të reklamave dhe jo vetëm dhe inovator në treg, duke shërbyer edhe si model për etnitete të tjera të kësaj industrie.
Ky cmim për Radio Plus 102.2 fm është një nderim për konsistencën profesionale që është synim primar i radios dhe forcë për ta vazhduar këtë profesionalizëm edhe në vitet e ardhshme.
Në festivalin radiofonik Mbarëkombëtar pjesëmarrës ishin radiostacionet e rajonit si: Kosovë, Shqipëri, Lugina e Preshevës dhe Maqedonia e Veriut. Pjesëmarrja e një numri kaq të madh të radiostacioneve dhe vlerësimi me vendin e parë për Radio Plus, në mesin e gjithë këtyre radiove është një nder I dyfisht dhe një dëshmi që puna e bërë nga 102.2 FM, gjithmonë ka qenë e bazuar në vlera dhe profesionalizëm.
Dhe kështu do të vazhdojë ….