Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Festat po afrohen dhe për shumë prej nesh, ato shpesh përfshijnë aktivitete sociale që lidhen me alkoolin. Por ndikimi i alkoolit në trupin tonë nuk është gjithmonë pozitiv. Në vitin 2019, 2.6 milionë vdekje në mbarë botën lidhen drejtpërdrejt me konsumimin e alkoolit, sipas OBSH-së. Këto përfshijnë sëmundje të zemrës, të mëlçisë, disa lloje kanceresh dhe aksidente të shkaktuara nga ndikimi i tij.
Në vitet e fundit, lëvizja "sober curious" po fiton popullaritet, duke inkurajuar shumë njerëz të eksplorojnë alternativa si kokteje pa alkool apo muaj pa konsumim, si "Janari i Thatë".
Alkooli si “lubrifikant social” apo perceptim?
Një studim i kryer në Universitetin e Uashingtonit zbuloi se shumë nga efektet sociale që lidhen me alkoolin janë më shumë rezultat i pritshmërive tona sesa i substancës vetë. Për shembull, grupe që mendonin se po konsumonin alkool, edhe kur nuk ishte e vërtetë, shfaqnin sjellje sociale më të hapura dhe më të gjalla, ndërsa grupet që pinin alkool pa e ditur, nuk përjetonin ato efekte sociale.
Si të reduktojmë ndikimet negative të alkoolit?
Vendimi për të konsumuar ose jo alkool është personal dhe mund të ndikojë shëndetin tuaj afatgjatë dhe mirëqenien sociale. Nëse zgjidhni të konsumoni, bëjeni me përgjegjësi dhe informim të plotë.