Ish-ylli i futbollit, Zlatan Ibrahimoviq, ka thënë se Bayern Munichu është skuadra për të cilën ka pasur dëshirë të luajë.
“Të luash për një ekip si Bayerni nuk është gjë e keqe sepse për mua, Bayerni është njëra prej pesë skuadrave më të mira në botë”, ka thënë 43-vjeçari në një intervistë për “Sports Illustrated” të premten.
Ibrahimoviqi karrierën e mbylli vitin e kaluar te Milani.
Ai e ka fituar Ligën e Evropës me Manchester Unitedin dhe Kupën e Botës për Klube me Bayern Munichun.
Ka fituar kampionate në Holandë, Itali, Spanjë e Francë.
Ka shënuar 62 gola në 122 paraqitje për Përfaqësuesen e Suedisë.