Nga kjo mesjavë do të fillojnë ndeshjet e Kupës së Kosovës në basketboll te meshkujt për edicionin 2024/25.
Shorti ishte hedhur pas shtatë xhirove të zhvilluara sipas sistemit të Bergerit.
Përballja kryesore do të zhvillohet ndërmjet rivalëve të vjetër, Pejës dhe Sigal Prishtinës.
Takimet ndërmjet këtyre dy skuadrave gjithmonë kanë qenë interesante dhe kështu pritet të jetë edhe sonte.
Po ashtu, sonte do të zhvillohet edhe sfida ndërmjet Vëllaznimit dhe Golden Eagle Yllit.
Nesër mbrëma do të përballen Proton Cable Prizreni me Trepçën, si dhe Bora me Bashkimin.
E në javën e ardhshme do të zhvillohen ndeshjet e kthimit, ku do të përcaktohet se kush do të kalojë në gjysmëfinale të kësaj gare prestigjioze të basketbollit kosovar.
Në këtë edicion të kësaj gare, edhe gjysmëfinalet do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje, ndërsa finalja zhvillohet në shkurt të vitit të ardhshëm.
Siç dihet, fituese aktuale e Kupës së Kosovës është Trepça. /Gazeta Express/