Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Barcelona është e gatshme ta shesë De Jong për vetëm 20 milionë euro

Sport  |  03.12.2024 Ora 10:15   
E ardhmja e Frenkie De Jong tek Barcelona ka mbetur në dyshim tash e sa kohë, me holandezin që po heziton të nënshkruajë një kontratë të re. Për herë të parë, pozita e tij si titullar është nën një kërcënim serioz këtë sezon dhe blaugranasit duan ta largojnë për shkak të situatës së kontratës së tij.

De Jong raportohet se ka pasur një ofertë në tavolinë për pjesën më të madhe të këtij viti, por ajo tashmë nuk vlen më për Barcelonën, ka raportuar mediumi spanjoll Sport.
Për shkak të ndryshimit të rolit të tij në skuadër, ata besojnë se është e drejtë që bisedimet për një marrëveshje të re të nisin nga fillimi. Për këtë arsye, Barcelona do ta vendosë De Jongun në shitje dhe do të ishe e kënaqur të fitonin jo më pak se 20 milionë euro nga ai verën e ardhshme.
Përveç në rast se mesfushori shpreh dëshirën e tij për ta rinovuar kontratën me një zbritje të pagës atëherë do të krijohej një mundësi që të qëndronte.

Sidoqoftë, duke marrë parasysh formën e Marc Casado dhe rikthimin nga lëndimi të Marc Bernal vitin e ardhshëm, nuk ka garanci se ai do të jetë titullar.
Mediat e mëdha në Spanjë kanë vendosur shumë presion në supet e De Jong gjatë muajve të fundit dhe ky mund të jetë një hap i radhës në atë drejtim./Telegrafi/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing