Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

Kur rekomandohet largimi i krenikëve te fëmijët?

Shëndeti  |  03.12.2024 Ora 10:12   
Specialisti i otorinolaringologjisë, Zgjim Limani  ka folur lidhur me bajamet, ose krenikët siç njihen më shumë. Bajamet janë ind limfatik të vendosur në zgavrën e gojës të cilat kanë rol mbrojtës, por në faza të ndryshme mund të shfaqin probleme, si pezmatime të shpeshta. Shpeshherë kur fëmijëve u pezmatojnë shpesh bajamet, prindërit pyesin nëse duhet të largohen.
Ai theksoi se ekzistojnë kritere të përcaktuara për largimin e bajameve.

“…Këto kritere janë mjaft të rënda dhe duhet të plotësohet, kështu që indikacionet për operacionin e bajamave nuk janë edhe shumë të shpeshta realisht.. Duhet që fëmija të ketë sëmundje infektive bakteriale të bajameve 5 brenda një viti, në tri vite radhazi…
Ose në rastet kur konsiderohen si rezervar të baktereve si Streptococcus Beta Hemolytic, ose në rastet kur kemi abscese të qafës atëherë vjen në konsiderim oeprimi…  Bajamet meqenëse gjendet në rrugët e frymëmarrjes jo rralle herë dinë te fëmijët që të shkaktojnë mbylljen e rrugëve të frymëmarrjes.

Gërhitja në gjumë është një prej simptomave kryesore dhe në këto raste vjen në konsideratë mënjanimi i plotë ose i pjesshëm i bajameve për t’i larguar rrugët e frymëmarrjes”, tha ai.

Ndryshe, ndër simptomat e pezmatimit të bajameve janë dhimbje e fytit, temperaturë, nyje të rritura në qafë, plogështia, etj /Telegrafi/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing