Dushi pak para gjumit sjell një sërë përfitimesh, nga heqja e djersës e grumbulluar gjatë ditës, relaksin, qetësinë etj. Një dush me ujë të ngrohtë lehtëson stresin, tensionin, ndërsa shumë studime kanë treguar se dushi përmirëson edhe cilësinë e gjumit. Por, çfarë ndodh me flokët? Nëse e keni bërë zakon që të mos i thani pas larjes sepse ju duket një rutinë e bezdisshme, pasi të lexoni këtë artikull me siguri do e rimendoni vendimin e të shkuarit në shtrat me flokë të lagura.
Sipas dermatologes Dendy Engelman, të fjeturit me flokë të lagur rrit mundësinë për baktere, çka mund të çojë edhe në dëmtim dhe irritim të lëkurës së kokës.
Grumbullim bakteresh
“Për shkak se flokët janë të lagur dhe të shtypur pas këllëfit të jastëkut, skalpi i kokës nuk mund të marrë frymë,” thotë Engelman. Flokët e lagur janë gjithmonë rrezik për rritjen e baktereve dhe kërpudhave.
Jastëku apo shtrati mund të myken
Kur bakteret grumbullohen në kokë, ato mund të transferohen lehtësisht në shtratin tuaj. Ashtu si me peshqirët e lagur, nëse këllëfët e jastëkëve dhe çarçafët e shtratit nuk thahen, ato mund të bëhen lehtësisht terrene për zhvillimin e mykut.
Irritimi i skalpit
Nëse bakteret janë në gjendje të rrinë në kokë, kjo mund të çojë në infeksione në rrënjët e flokëve tuaj. Kjo do të thotë se mund të përfundoni me gjëndra dhjamore tepër aktive që çojnë në simptoma si zbokth, acarim, kruajtje dhe njolla në kokë.
Infeksione kërpudhore ose bakteriale
“Kërpudhat janë infeksione të zakonshme që mund t'i hasni kur flini me flokë të lagur," thotë Dr. Engelman. Këto kushte bëjnë që gjëndra e flokëve të ket, duke çuar në acarim, skuqje dhe akne në lëkurën e kokës.
Flokët këputen kollaj
“Kur flokët janë të lagur, janë në gjendjen e tyre më të brishtë,” thotë Katelyn Ellsworth, menaxhere e një salloni bukurie. Të shkuarit në shtrat me flokë të lagur është një nga gjërat më të këqija, veçanërisht nëse flokët janë të prirur për t'u dëmtuar.
Mund të dëmtoni extensions (flokët e shtuar)
Pavarësisht nëse i keni shtuar flokët me kapëse, ngjitëse ose i keni qepur, ju keni hedhur para për t’i zgjatur ato. Një shkak i dëmtimit të këtyre flokëve të shtuar mund të jetë ngatërrimi me flokët origjinalë të lagur. Shkëputja apo krehja pastaj mund të jenë torturuese.