Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Drake i padit kompanitë muzikore për këngën e Kendrick Lamarit

Muzikë  |  26.11.2024 Ora 14:14   
Këngëtari i mirënjohur kanadez, Drake, ka ngritur padi kundër kompanive të njohura muzikore “Universal Music” dhe “Spotify”. Ai po i akuzon për manipulim të suksesit të këngës “Not Like Us” të reperit Kendrick Lamar. 

Në padinë e dorëzuar në New York, kompania e Draket, “Frozen Moments LLC”, pretendon se këto kompani përdorën metoda të paligjshme, përfshirë robotët, për të rritur famën e këngës, ka shkruar BBC.

Sipas avokatëve të Draket, “Universal Music” ka organizuar fushatë për të manipuluar shërbimet e transmetimit për të promovuar këngën. Ata thonë se veprimet e “Universal” nuk ishin të bazuara në kërkesat organike të fansave, por në manipulim të rëndë për të ngritur këngën e Lamarit. Një përfaqësues i “Universalit” e hodhi poshtë këtë akuzë, duke e quajtur “ofenduese dhe të pavërtetë”, dhe ka shtuar se “fansat zgjedhin muzikën që duan të dëgjojnë”.

“Spotify” dhe Lamar ende nuk kanë dhënë një përgjigje.

Padia thekson suksesin e papritur të këngës “Not Like Us”, e cila arriti 96 milionë transmetime për vetëm shtatë ditë, u pozicionua në vendin e parë në toplistat e SHBA-së dhe u bë hit në radio.

Avokatët e Draket pretendojnë se këto arritje janë të fryra artificialisht.

“‘Universal’ ka bërë konspiracion dhe ka paguar palë të panjohura për të promovuar këngën”, kanë deklaruar avokatët e këngëtarit Drake, duke thënë se kompania ka hequr nga disa tarifa në këmbim që përdoruesve të “Spotifyt” t’u rekomandohet kënga e Lamarit. 

Padia gjithashtu përmend pretendime nga një “denoncues” që ka deklaruar se është paguar 2,500 dollarë për të krijuar robotë që do të transmetonin këngën vazhdimisht, duke e kthyer në një “hit të çmendur”.

Sipas ankesës, ky manipulim ka shpërthyer edhe në platformat e tjera të transmetimit, përfshirë “Apple”, ku fansat që kërkuan albumin e Draket, “Certified Loverboy”, në vend se të dërgoheshin tek kënga e Draket, u dërguan në këngën Lamarit “Not Like Us”.
Kjo padi ka shkaktuar përçarje mes Draket dhe “Universal Music”, brendi që e ka përfaqësuar gjatë gjithë karrierës. Sipas dokumenteve të gjykatës, Drake ka tentuar të trajtojë çështjen në mënyrë private, por brendi ka refuzuar të merrte përgjegjësinë për veprimet, madje duke pushuar punonjësit “që ishin besnikë të Draket”.

“Transmetimi është lojë me shumë zero, ku çdo herë që një këngë arrin sukses, një artist tjetër humb mundësi. Kjo ka shkaktuar dëm ekonomik për Draken”, kanë deklaruar avokatët e tij.

Përfaqësuesit e “Universal” e kanë mohuar këtë akuzë, duke e quajtur “ofenduese dhe të pavërtetë”.

“Ne punojmë me praktikat më të larta etike në fushatat tona të marketingut dhe promovimit. Asnjë argument i trilluar dhe absurd në këtë padi nuk mund të fshehë faktin që fansat zgjedhin muzikën që duan të dëgjojnë”, thuhet në deklaratën e “Universal”.
Kjo padi ka ardhur vetëm disa ditë pas daljes së albumit “GNX” të Lamar, i cili shihet si vazhdim i dissit “Not Like Us”.
Kënga është nominuar për katër çmime “Grammy”, duke përfshirë “këngën më të mirë të vitit”, dhe Lamar pritet të performojë në shfaqjen e” Super Bowl” vitin e ardhshëm. 

Megjithatë, ai mbetet pas Draket në aspektin e popullaritetit. Drake renditet i 13-ti më i dëgjuar në “Spotify” dhe Lamar i 23-ti.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing