Kanye West është paditur nën dyshimin për sulm ndaj një modeleje gjatë xhirimeve të një videoklipi.
Krijuesi i hitit "Stronger" është akuzuar se gati ka ngulfatur finalisten e "America's Next Top Model" Jenn An dhe se e ka bërë atë subjekt të pornografisë kur ajo ishte duke punuar në videoklipin "In for the Kill" të La Roux në hotelin Chelsea në Manhattan, në vitin 2010.
Në një ankesë të depozituar në gjykatën federale në Nju Jork dhe të siguruar nga revista Rolling Stone, paditësja ka treguar se si ishte e veshur me të brendshme kur Kanye kishte mbërritur në xhirime, kishte drejtuar gishtin nga ajo dhe kishte thënë "Më jep vajzën aziatike".
Jenn po kërkon dëmshpërblim dhe ndëshkim, dhe përveç akuzës ndaj Kanye për sulme seksuale, ajo gjithashtu listoi Universal Music Group si të bashkëpandehur, duke pretenduar se ata kishin planifikuar paraqitjen e reperit në video dhe më vonë "dështuan të hetojnë" incidentin ose të ndërmarrin ndonjë veprim.
Modelja shpreson se të folurit do të ndihmojë në krijimin e një "bote më të sigurt" për artistët e tjerë.
“Gratë në industrinë e muzikës dhe argëtimit kanë qenë subjekt i abuzimit seksual për vite me radhë, pa pasur mundësi për të folur apo zbatuar ndryshime. Kjo hapësirë është një vend i rrezikshëm për gratë. Ne jemi në thelb objekte në botën e argëtimit. Përveç krijimit të precedentit ligjor, të mbijetuarit e sulmeve seksuale nuk kanë asgjë. Shpresoj t'i bëj përgjegjës abuzuesit përmes sistemit ligjor”, ka thënë modelja në një deklaratë.
As Kanye dhe as Jenn nuk shfaqen në videon finale “In for the Kill”.