Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Margot Robbie bëhet nënë për herë të parë

Film  |  04.11.2024 Ora 10:01   
Aktorja 34-vjeçare Margot Robbie ka mirëpritur fëmijën e saj të parë me bashkëshortin e saj Tom Ackerley, raporton “People”.

Margot dhe Tom, të cilët u martuan në vitin 2016, deri më tani nuk bërë publike detaje për ardhjen e djalit të tyre, që do të thotë se emri dhe data e tij e lindjes nuk janë konfirmuar ende.

Megjithatë, gazeta Mail on Sunday ka raportuar se “gjithçka është mirë” me aktoren dhe fëmijën e saj.

Miqtë dhe familja e çiftit të cilët u takuan në vitin 2013 në xhirimet e dramës "Suite Francaise" të Luftës së Dytë Botërore, janë munduar që ta mbajnë të fshehtë lajmin për ardhjen e foshnjës.

Margot më parë e përshkroi veten si "vajza e fundit beqare" përpara se të takonte Tomin.

"Unë isha vajza e fundit beqare. Ideja e lidhjeve më bënte të dëshiroja të vjellja. Dhe më pas kjo gjë më pushtoi. Ne ishim miq për kaq shumë kohë. Unë kam qenë gjithmonë e dashuruar me të, por kam menduar, ‘Oh, ai nuk do të më donte kurrë më. Mos e bëj të çuditshme, Margot. Mos u bë budalla dhe thuaji që të pëlqen' dhe më pas ndodhi”, ka thënë Robbie, duke reflektuar mbi evolucionin e romancës së tyre.

Margot është martuar me Tomin në një ceremoni private në Bayron Bay në Australi. 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing