Jennifer Lawrence është në pritje të fëmijës së saj të dytë me bashkëshortin Cooke Maroney.
Një përfaqësuese e aktores së njohur e konfirmoi shtatzëninë e saj për Vogue.
Lawrence u pa të shtunën në mbrëmje në Los Angeles me një bluzë të bardhë që fshihte barkun e saj. Ajo gjithashtu kishte veshur një fund të zi dhe një pulovër të kuq ndërsa mbërriti në darkë.
Lawrence dhe bashkëshorti i saj janë të martuar që nga viti 2019 dhe kanë së bashku djalin dy vjeçar Cy.
Vitin e kaluar, një burim tha për Us Weekly, se çifti po mendon të bëjnë një fëmijë tjetër.
Jennifer Lawrence është një aktore shumë e dashur, dhe ka qenë pjesë e filmave shumë të suksesshëm.