Qëllimi i vakteve të ushqimit në shkollë është që të sigurohet që fëmijët të kenë një ushqim të mirë dhe të shëndetshëm për ta mbështetur shëndetin e tyre fizik e mental.
Shpesh propozohet që në to të përfshihet një ose më shumë porcione me fruta e perime çdo ditë, si dhe një porcion me ushqime si bukë apo pasta dhe të keni edhe qumësht apo bulmet, raporton “The Sun”.
Mishi i kuq apo i pulës duhet të shërbehen nga tri herë në javë në kuzhina nëpër shkolla, e peshku me vaj, si salmoni, së paku një herë çdo tri javë.
Dietologia Rachel Wood ka ofruar një ide për pakot ushqimore për fëmijët të moshave nga 5 deri 10.
Porcionet mund të rriten për fëmijët që janë më të mëdhenj.
“Fëmijëve u pëlqen ushqimi i shijshëm, kështu që për një ide për ta bërë atë më atraktiv, copëtoni frutat dhe perimet e po ashtu sanduiçet në forma të ndryshme”, thotë Wood për “The Sun”.
Këto janë disa ide të vakteve ushqimore që fëmijët të ndihen të shëndetshëm dhe të fortë mentalisht në shkollë.
E hënë
Sanduiç me djathtë dhe proshutë, domate të vogla, tranguj, boronica e mollë të prera e po ashtu një grusht kokoshka.
E martë
Pulë e pjekur, e grirë, e me mbështjellje me sallatë dhe e prerë në copa të vogla. Kuba djathi, luleshtrydhe të prera dhe një kos të vogël.
E mërkurë
Vezë të ziera të prera në gjysmë, pjesë portokalli, rrush, e gjevrekë. E vakt kryesor “Hummus” me bukë të prerë, karotë e tranguj.
E enjte
Bukë me copa pule ose proshutë, domate, banane të prerë në gjysmë, mollë dhe një grusht me rrush të thatë.
E premte
Sanduiç me tuna dhe misër të ëmbël, e të pritet në trekëndësh. Po ashtu tranguj e karota, krekera, kuba djathi, boronica, e copa molle. Po ashtu një kos të vogël.