Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Filmi "Okarina" në natën e dytë të PriFest

Film  |  06.09.2024 Ora 11:49   
Në garën ballkanike të filmit të metrazhit të gjatë OKARINA nga Alban Zogjani ipet në natën e dytë.
Një film i që trajton tema universale të ndryshimit, moralit dhe pasojave të zgjedhjeve jetësore.

Filmi paraqet një histori për sfidat familjare që lindin për shkak të ndryshimeve në stilin e jetesës pas zhvendosjes në një vend të ri, të nxitura nga dëshira e fortë për të përmirësuar kushtet e tyre. Shaqa dhe Selvia sfidojnë ndjenjën e tyre të “moralit” për të ndjekur një të ardhme më të ndritur. Ndërkohë, përfshirja e pavullnetshme e Giovannit e drejton rrugën e tyre në një drejtim të papritur.

Megjithatë, udhëtimi i tyre nuk përfundon ashtu siç e kishin parashikuar.


Filmi në regjinë e Alban Zogjanit vjen si premierë kosovare. Producentë të filmit janë Rita Krasniqi, Dren Zherka, ndërsa skenari nga Albana Muja.

Në film luajnë: Jehon Gorani, Shengyl Ismajli, Rina Krasniqi, Flaka Latifi, Arta Selimi, Kastriot Shehi.
 
Filmi do të shfaqet më datë 11 shtator 2024, në Kino Armata, nga ora 19:30.

Biletat mund të blihen online ne Rave Travel dhe te Kino Armata nga data 10 shtator. Çmimi i tyre është 3 (tri) euro.
Edicioni 16-të mbahet prej 10-15 shtator 2024.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing