Ylli 60-vjeçar i Hollywoodit, Brad Pitt, në premierën e 81-të të Festivalit të Filmit në Venecia, nuk u paraqit i vetëm në tapetin e kuq.
Përveç miqve të tij të vjetër George dhe Amal Clooney, Pitt zgjodhi që të dalë në publik me të dashurën e tij 34-vjeçare, Ines de Ramon.
Ai u shfaq krah të dashurës së tij në ditën kur u shfaq premiera e filmit “Ëolfs”, ku mori pjesë vetë Pitt, raportoi “Daily Mail”.
Ai dhe Clooney thuhet se janë paguar nga 35 milionë dollarë për të luajtur në këtë film.
De Ramon, që po ashtu është e divorcuar, u transferua me Pittin në Los Angeles në shkurt të këtij viti.
Kjo është lidhja e parë serioze e Brad që nga divorci i tij nga Angelina Jolie.