Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Channing Tatum nuk i ka larë rrobat për një vit

Film  |  27.08.2024 Ora 11:55   
Aktori i njohur amerikan, Channing Tatum, ka blerë bluza të bardha me mëngë të shkurtra, vazhdimisht, vetëm që ta evitonte larjen e rrobave.

Ai për revistën GQ ka thënë se nuk i ka larë rrobat për një vit të tërë sepse e urren këtë gjë.

“Kam një vit në jetën time që e quaja ‘Vitin e bluzave të reja të bardha’. Nuk mendoj se i kam larë rrobat atë vit, vetëm kam veshur bluzat e bardha që i blija vazhdimisht”, ka thënë aktori.

44-vjeçari, për vitin në fjalë ka thënë se e kalonte duke blerë bluza dy herë në javë.
“E urrej procesin e larjes së rrobave, e urrej më shumë se që mund të them”, ka thënë Tatum, i cili tregoi se ky vit “i famshëm” mund të ketë qenë më 1999 apo 2000, kur ai ishte 19 ose 20 vjeç.

Ndërkohë ai ka treguar se si po mundohet të punojë me partneren e tij, Zoë Kravitz “për martesën” dhe si kaloi me të si regjisore, pasi punuan bashkë në filmin “Blink Twice”.

“Të mund të krijosh diçka me dikë që e do, është ndoshta një ndër gjërat më të përmbushëse”, ka thënë aktori për revistën People.
Zoë dhe Tatum janë fejuar në muajin tetor 2023.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing