Aktorja, Jenna Ortega, beson se sezonim i dytë i projektit filmik “Wednseday” do të jetë më ambicioz se sa i pari.
21 vjeçja, e cila e luan rolin e Wednesday Adamas, në projektin filmik që transmetohet në platformën "Netflix", ka treguar se çfarë publiku mund të presë nga sezoni i dytë i këtij seriali.
“Mund të them se do të luaj disa pjesë të jashtëzakonshme, të cilat janë skena të mrekullueshme, gjë që është diçka shumë e mirë”, ka thënë Jenna për Extra.
Ajo ka thënë se gjatë xhirimeve të sezonit të dytë, të cilat janë duke vazhduar, ekipi ka pasur mundësi që të realizonte disa pjesë të cilat nuk patën mundësi t’i realizonin në të parën.
“Gjatë xhirimeve të sezonit të dytë patëm më shumë besim”, ka cekur aktorja.
Në sezonin e parë të serialit, Jenna bënte një vallëzim, i cili është bërë viral në rrjetin social TikTok, megjithatë ajo nuk është e sigurt nëse sezoni i dytë do të përmbajë pjesë nga ai vallëzim.
“Me sa e di unë ky sezon nuk do të përmbaj vallëzime të tilla. Nuk e kam parë skenarin përpara, por kam frikë së mund të shohë diçka të përafërt”, ka thënë ylli.
Ndërkohë, aktorja, Christina Ricci, e pati vlerësuar kolegen duke thënë se “është e mrekullueshme”.
44 vjeçja, pati luajtur rolin e Wednesday Adamsit, në filmin “Addams Family” në vitin 1990 dhe tani është befasuar nga puna që ka bërë Jenna që kur filloi të bashkëpunonte me të në seritë e Netflixit që kanë po të njëjtën tematikë.
“Më pëlqënte shumë ta luaja rolin e Wednesdayt. Jam krenare për atë rol, gjithashtu mendoj se Jenna Ortega është e mrekullueshme, e guximshme. Wednesday tash është roli i saj”, pati thënë Christina për revistën Elle, e cila tani luan një tjetër karakter në serial.