Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Arsyet psikologjike pse dashurohemi

Të Tjera  |  23.08.2024 Ora 8:06   

Ne nuk mund të jemi gjithmonë të shpjegojmë se përse na pëlqen një person i caktuar, por duhet pranuar se janë bërë shumë hulumtime rreth çështjes se përse njerëzit bien në dashuri.

Përderisa disa shpjegime i atribuohen praktikave sociale dhe kulturore, si një sistem i përbashkët i vlerave dhe përvojave, të tjerët, si mënyra se çfarë arome mbajmë apo gjatësia jonë, tregojnë shumë rreth natyrës tonë biologjike si specie riprodhuese.

Këto janë disa zbulime rreth joshjes të cilat mund  t’ju befasojnë me të vërtetë:

Njerëzit kanë tendenca të bien në dashuri me njerëz tjerë që janë si ta. Vlerat e përbashkëta, përvojat jetësore, niveli i tërheqjes fizike dhe mosha luajnë rol të rëndësishëm.

Nëse dëshironi që dikush të bie në dashuri me ju, do t’ju ndihmonte shumë nëse veç përngjani me gjininë e kundërt të prindit të tij. Kjo e “përngjarë” mund të jetë në flokë, ngjyrë të syve, por edhe moshë. Fëmijët e partnerëve të rinj kanë tendenca të kërkojnë prind të rinj më shpesh.

Ka disa zbulime që thonë se aroma luan rol të rëndësishëm në joshje. P.sh., femrat gjatë menstruacioneve mund të preferojnë aromën e meshkujve me më shumë testosterone. Dhe meshkujt mund të preferojnë aromën e grave në kohëra të caktuara gjatë cikleve të tyre të menstruacioneve.

Nëse mbani qëndrim të hapur, kjo do t’ju bëj të dukeni më pak i mbyllur – dhe më shumë joshës e shoqërues.

Gjatësia mund të luaj rolë të rëndësishëm në aspektin e joshjes – e veçanërisht për meshkujt – si në termin e shkurtë, ashtu edhe në atë të gjatë.

Ndarja e eksperiencave të frikshme apo emocionuese janë mënyrë e përsosur për të filluar joshjen. Pra, si thoni ta anashkaloni takimin për kafe dhe të shkoni për hedhje me parashutë?

Buzëqeshja është mënyrë e tjetër që duket se është joshëse. Shumë hulumtime sugjerojnë që njerëzit janë më të tërhequr nga partnerët pozitiv.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing