Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Aktorja Danielle Fishel njofton se është diagnostikuar me kancer në gji

Film  |  20.08.2024 Ora 11:19   
 Aktorja Danielle Fishel, ylli i serialit hit të viteve ‘90, “Boy Meets World”, ka zbuluar se ka kancer në gji.

“Kohët e fundit u diagnostikova me DCIS, i cili është shkurtim i karcinomës duktale in situ, që është një formë e kancerit të gjirit”, tha ajo në podcast-in e saj.

“U zbulua shumë herët. Është teknikisht faza zero”, i siguroi ajo fansat.

“Do të jem mirë. Do të bëj një operacion për ta hequr. Do të kem edhe trajtim shtesë. Më është dashur të marr shumë vendime në ditët e fundit”, tha ajo.

Fishel vazhdoi të shpjegoi se fillimisht kishte frikë të ndante diagnozën e saj me publikun, por përfundimisht vendosi të fliste për të inkurajuar të tjerët që të merrnin vendimet e duhura për shëndetin e tyre.

“Unë e kuptova se kam kancer pasi caktova një takim në të njëjtën ditë kur mora tekstin se ishte koha për mamografinë time vjetore”, tha ajo.

43-vjeçarja luajti ‘Topanga’ në serialin e njohur nga viti 1993 deri në vitin 2000 dhe gjithashtu u shfaq në “Girl Meets World”.
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing