Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Pesë të akuzuar për vdekjen e Matthew Perryt

Film  |  16.08.2024 Ora 11:44   
 Të paktën pesë persona janë akuzuar për vdekjen e aktorit të famshëm amerikan Matthew Perry, përfshirë dy mjekë dhe asistentin personal të aktorit, ka bërë të ditur të enjten policia.

Sipas autoriteteve të rendit, hetimi i tyre, i cili ka nisur në maj, ka zbuluar një rrjet të gjerë kriminal të furnizuesve të drogës që kanë shpërndarë sasi të mëdha të ketaminës. 

Ylli i “Friends” ka vdekur në shtëpinë e tij në Los Anxhelos në tetor të vitit të kaluar. Pas ekzaminimeve është gjetur se aktori ka vdekur si pasojë e efekteve të ketaminës në gjakun e tij, e cila përdoret gatë periudhës së rikuperimit nga varësia.

"Këta të pandehur përfituan nga problemet e varësisë së Perryt për t'u pasuruar," tha të enjten prokurori amerikan Martin Estrada. “Ata e dinin se çfarë po bënin, që po e vinin në rrezik të madh z.Perry, por gjithsesi e bënë atë gjë”, ka shtuar ai, raportoi BBC-ja.
Tre nga të pandehurit - përfshirë asistentin e Perryt - janë shpallur tashmë fajtorë për akuzat për drogë, ndërsa dy të tjerë - një mjek dhe një grua e njohur si "Mbretëresha e Ketaminës" - u arrestuan të enjten, sipas departamentit të drejtësisë.

Një aktakuzë e ngritur në gjykatën federale detajonte skemën e përpunuar të blerjes së drogës që prokurorët thonë se përfundimisht çoi në vdekjen e Perryt.

Sipas prokurorëve, ndihmësi i Perryt, Kenneth Iwamasa, ka punuar me dy mjekë për t'i siguruar aktorit mbi 50,000 dollarë ketaminë në javët para vdekjes së tij.

Zyrtarët argumentuan se ata që janë përfshirë në skemë janë përpjekur të përfitojnë nga çështjet e njohura të abuzimit me substanca të Perryt. Një nga mjekët, Salvador Plasencia, dyshohet se ka shkruar në një mesazh: "Pyes veten se sa do të paguajë ky budalla".

Mjeku 42-vjeçar i ka dhënë Perryt ketamine jashtë praktikës së zakonshme profesionale dhe pa qëllim legjitim mjekësor, sipas aktakuzës. Ai gjithashtu dyshohet se e ka mësuar Iwamasan se si të injektonte Perry me ketaminë pa procedurat e duhura të sigurisë dhe mbikëqyrjes.

Të tjerë të akuzuar në këtë rast përfshijnë Jasveen Sanghan, e ashtuquajtura "Mbretëresha e Ketaminës", e cila e furnizoi Plasencian me ilaçin përmes ndihmës së dy bashkëpandehurve të tjerë, Erik Fleming dhe mjekut Mark Chavez.

Chavez, Fleming dhe Iwamasa kanë pranuar të gjithë se janë fajtorë. Sangha dhe Plasencia do të gjykohen në gjykatën e Los Anxhelosit të enjten pasdite, ka njoftuar Departamenti amerikan i Drejtësisë. 

Prokurorët thonë se të pandehurit janë përpjekur t’i mbulojnë krimet e tyre të supozuara pas vdekjes së Perryt. Sangha dyshohet se i dërgoi mesazhe një të dyshuari tjetër, duke i thënë atij të "fshinte të gjitha mesazhet". Plasencia gjithashtu falsifikoi të dhënat mjekësore, sipas aktakuzës.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing