Viti 2025 do të jetë padyshim i Rihanna-s. Burime për The Sun konfirmuan se ylli i pop-it ka gati albumin e 9-të muzikor dhe ky do të jetë rikthimi i saj pas 8 vitesh.
Gjatë kësaj kohe Rihanna ka dëshmuar se di t’i bëjë të gjitha, një grua e suksesshme në biznes dhe një nënë e përkushtuar.
Megjithatë ajo i ka munguar skenës botërore dhe ne mezi po e presim.
“Ka qenë një shaka e vazhdueshme se sa kohë ka marrë për t’u publikuar albumi i nëntë i Rihannas, por më në fund pritja pothuajse ka mbaruar”, tha burimi i brendshëm.