Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rihanna pritet të jetë ylli i ardhshëm i festivalit “Glastonbury”

Muzikë  |  14.08.2024 Ora 10:33   
Këngëtarja me famë botërore, me prejardhje nga ishujt Barbados, Rihanna, pritet të jetë ylli i radhës që do të performojë në festivalin e njohur, “Glastonbury”, vitin e ardhshëm.

Sipas një burimi, organizatorët e festivalit më të madh të muzikës në Britani të Madhe po duan që e ftuara kryesore për vitin e ardhshëm të jetë Rihanna, shkruan The Mirror.

Është raportuar se Rihanna po shqyrton mundësinë që të bëjë një “turne gjigant” nëpër botë e të jetë pjesë e “Glastonburyt”.
“Historikisht ajo lanson album në muajt e fundit të vitit, por ritmi i ulët i prodhimit të disqeve do të thotë se data e lansimit do të jetë më e vonshme se sa që parashikohet. 2025-ta do të jetë viti i saj me një turne gjigant në bashkëpunim me ‘Live Nation’ dhe po, ajo është duke biseduar për ofertën e ‘Glastonburyt’”, ka thënë burimi.

Ky burim gjithashtu ka treguar se ylli ka kohë që është rikthyer në studion muzikore për të bërë këngë të reja.
Rihanna është një nga artistet që shet më së shumti në mbarë botën, por që nga lansimi i albumit të saj “Anti” në vitin 2016, ajo nuk ka publikuar këngë të re.

Gjatë verës së këtij viti, në festivalin “Glastonbury”, si performuese kryesore ishte shqiptarja me famë botërore, Dua Lipa.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing