Billie Eilish ka dhuruar një performancë mbresëlënëse në ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike .
Këngëtarja ishte ndër artistët e ftuar për të kënduar pas dorëzimit të “shkopit” për Lojërat Olimpike 2028 nga Parisi te mikpritësi i radhës, Los Angeles, shkruajnë
mediat e huaja.
Menjëherë pas Red Hot Chilli Peppers dhe këngës “Can’t Stop”, artistja është ngjitur në skenë me grupin e saj dhe sërish ka arritur të monopolizojë interesin e publikut me paraqitjen e saj.
22-vjeçarja performoi një nga hitet e saj më të mëdha, këngën ‘Birds of a Feather’.