Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Celine Dion nuk i jep leje Trumpit që ta përdorë këngën e Titanikut në fushatë

Muzikë  |  12.08.2024 Ora 10:49   
Ekipi i yllit botëror Celine Dion, e ka ndaluar përdorimin e këngës “My Heart Will Go On” nga kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në fushatën e tij.

Sipas tyre, Trumpi e ka përdorur pa autorizim hitin e këngëtares në një event të fushatës së tij elektorale, raportoi të dielën BBC-ja.
Kënga e Titanikut u luajt para mbështetësve të Trumpit në një tubim në Bozeman të Montanas të premten. 

Në një deklaratë të lëshuar në platformën “X”, ekipi i Celine Dionit tha se nuk e miraton përdorimin e këngës. 

“Sot, ekipi menaxhues i Celine Dionit dhe labeli i saj diskografik, Sony Music Entertainment Canada Inc, u njoftuan për përdorimin e paautorizuar të videos, regjistrimit, performancës muzikore dhe ngjashmërisë me Celine Dionin duke kënduar My Heart Will Go On në një tubim të fushatës së Donald Trumpit e JD Vancet në Montana. Ky përdorim në asnjë mënyrë nuk është i autorizuar dhe Celine Dion nuk e miraton atë apo ndonjë përdorim të ngjashëm”, thuhet në reagim. 

Edhe artistë të tjerë më parë, përfshirë Neil Young, Queen dhe Rolling Stones, janë ankuar për përdorimin e këngëve të tyre nga Trumpi në mitingje të fushatës.
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing