Dhjetëra mijëra fansa të yllit të muzikës pop, Taylor Swift, (34-vjeçare) kanë mbetur pa tri koncerte në Vjenë për shkak të masave të sigurisë kundër një sulmi të mundshëm terrorist.
Pavarësisht zhgënjimit të madh, të gjithë fansat në Vjenë kanë mundësinë të kalojnë kohë me muzikën e superyllit me fansat e tjerë.
Fansat e Taylor Swift vendosën ta shfrytëzonin situatën sa më mirë, ndaj pavarësisht shiut, ata u mblodhën në rrugën Cornelius dhe filluan të këndojnë, ndonëse disa prej tyre po qanin.
Ata u ofrojnë ekspozita falas, shfaqje të modës…
Edhe Vjena vendosi të ngushëllojë fansat e shumtë të ardhur nga vende të ndryshme të Evropës dhe botës.
Në faqen zyrtare të qytetit të Vjenës, është bërë e ditur se të gjitha ekspozitat dhe sfilatat e modës janë falas për vizitorët me biletat e blera të koncertit.
Qyteti ka siguruar gjithashtu hyrjen falas në stadiumin Wiener Stadionbad për këdo që tregon një biletë koncerti, ndërsa ata që kërkojnë
Gjithashtu, disa hotelierë ofrojnë ushqim dhe pije falas me paraqitjen e një bilete koncerti, dhe një dyqan bizhuterish po jep gjerdanë falas.