Këngëtari amerikan me famë botërore, Jason Derulo, ka mbërritur të enjten në Tiranë për të marrë pjesë në koncertin e tij të parë në Shqipëri, që do të zhvillohet sonte (e premte) në Stadiumin “Selman Stërmasi”.
Ky koncert pritet të jetë një nga ngjarjet më të mëdha muzikore të vitit në kryeqytetin shqiptar, duke tërhequr mijëra fansa që janë të emocionuar për të parë live interpretuesin e shumë hiteve globale.
Teksa mbërriti në Aeroportin “Nënë Tereza”, Derulo nuk e fshehu entuziazmin e tij për të qenë në Shqipëri.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ai tregoi pamje nga momenti i aterimit, duke i bërë të ditur fansave të tij se kishte mbërritur në tokën shqiptare dhe se ishte gati për spektaklin e madh.
Këngëtari i njohur për hitet si “Swalla”, “Wiggle” dhe “Talk Dirty”, duket se është i përgatitur për t’i dhuruar publikut shqiptar një performancë të paharrueshme.
Pritet që koncerti i tij në Stadiumin “Selman Stërmaci” të jetë një natë e mbushur me energji, kërcim dhe muzikë, ku Derulo do të interpretojë hitet e tij më të njohura që kanë dominuar