Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Loriana Kuka gati për duelin me sllovenen Metka Lobnik

Sport  |  01.08.2024 Ora 9:34   
(E plotësuar 9:20) Xhudistja e Kosovës, Loriana Kuka aventurën në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’ do ta nis ndaj sllovenes Metka Lobnik, sfidë kjo që vjen drejtpërdrejt në RTK.

Pas Distria Krasniqit, Laura Fazliut, Nora dhe Akil Gjakovës, radhës është për Kukën, një tjetër xhudiste e jona e cila synon medalje olimpike.

Garuesja jonë ka deklaruar së “është gati për sfidat në ‘Paris 2024’”.
Dueli mes Kukës dhe Lobink pritet të nis në orën 10:00.

Paris 2024’, dita e Loriana Kukës, drejtpërdrejt në RTK

Pas Distria Krasniqit, Laura Fazliut, Nora dhe Akil Gjakovës, sot në ‘tapetet’ e Lojërave Olimpik ‘Paris 2024’ do të zbresë Loriana Kuka, një tjetër xhudiste e Kosovës, duel ky që vjen drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës.

Kuka, e cila garën e nis në orën 10:00, synon që të ndjek rrugën e Distria Krasniqit (medalje të argjendtë) dhe Laura Fazliut (medalje të bronztë).

Ndërkohë, dita e shtatë e ‘Paris 2024’, vjen edhe me disa sfida tejet interesante.

Spanjë-Hungari në hendboll (konkurrenca e femrave, grupi B), do të ballafaqohen në një duel që pritet të sjellë lojë interesante. Kjo sfidë fillon në orën 14:00.

Sporti i notit do të vazhdojë edhe sonte në mbrëmje ku do të luhen finalet prej orës 20:30.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing