Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

DJ Regard i propozon martesë të dashurës gjatë performancës në festival

Muzikë  |  31.07.2024 Ora 10:27   
Artisti i njohur, DJ Regard, i ka propozuar martesë të dashurës së tij Yllka Nikqi, gjatë performancës në festivalin "Tomorrowland" në Belgjikë.

 Lajmin e ka bërë të ditur vet ai përmes postimit të një videoje në llogarinë e tij në rrjetin social Instragram.

“Jam ulur këtu duke u munduar t'i kthej në fjalë të gjitha ato ndjenja që i pata dje. 15 vjet më parë ëndrra ime ishte që të performoja në 'Tomorrowland' dhe tash jo që kam performuar dy herë, por këtë herë ndërsa po performoja kuptova një tjetër ëndërr, t’i propozoja vajzës së ëndrrave të mija.

Që nga momenti i parë kur të pashë e dija që je e duhura. Premtoj me këtë unazë se do të jap gjithçka nga vetja, asgjë më pak, dhedo të të dua përgjithmonë”, ka shkruar ai në postim.

Ndërkohë momenti i propozimit të këngëtarit u kap nga kënde të ndryshme nga kamerat e telefonave të adhuruesve të tij, të cilat i shpërndau po ashtu në InstaStory.

DJ Regard është artist nga Ferizaji, i cili shquhet për interpretim në disa prej festivaleve më të njohura të muzikës elektronike në botë. Ai ditë më parë performoi edhe në festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing