
Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Është ende e paqartë e ardhmja e Rey Manaj. Futbollisti shqiptar nuk e di se ku do të luaj sezonin e ardhshëm.
Manaj po spekulohet se do të largohet nga Sivassporti në këtë afat kalimtar të verës.
Në drejtim të ekipit turk kanë ardhur disa oferta, por ende nuk është marr ndonjë vendim, qoftë nga klubi, e qoftë nga lojtari.
Ndonëse nuk dihet e ardhmja e tij, Manaj është paraqitur në stërvitje me Sivassporin.
Ai është pritur në mënyrë fantastike nga fansat me këngë, fishekzjarre e shumë brohoritje.
Do të jetë interesante të shihet nëse kjo pritje, mund të ndikojë tek Manaj që të qëndrojë tek Sivasspori.