Adele ka dhënë një intervistë dhe ka folur për planet e saj në të ardhmen, lidhur me muzikën.
Siç tha ylli britanik gjatë intervistës së saj televizive me ZDF të Gjermanisë, ajo nuk ka ndërmend të publikojë muzikë të re së shpejti.
“Nuk kam plane për muzikë të re. Dua një pushim të gjatë” , tha ajo në mënyrë karakteristike.
Më pas ajo ka shpjeguar se do të donte të ndiqte aktivitete të tjera krijuese gjatë kësaj kohe, jashtë muzikës. “Dua të bëj gjëra të tjera krijuese, vetëm për pak kohë ”, tha ajo.
Përveç kësaj, ajo është duke u përgatitur për rikthimin e saj në Angli dhe më konkretisht në Londër, pas përfundimit të koncerteve të saj në Las Vegas në muajt në vijim.
Këngëtarja 36-vjeçare dhe bashkëshorti i saj 42-vjeçar Rich Paul blenë një rezidencë 58 milionë dollarësh në Beverly Hills në pronësi të Sylvester Stallone dy vjet më parë, por e kanë shkatërruar pjesën më të madhe të saj dhe po e rindërtojnë.