Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Dhjetë favoritët për të fituar ‘Topin e Artë’

Sport  |  17.07.2024 Ora 17:02   
 Katër lojtarë janë favoritë për të fituar “Topin e Artë”. Kjo u konfirmua nga prestigjiozja franceze “France Football”, e cila e krijoi si çmim në vitin 1956.

Në listë për të fituar çmimin më të rëndësishëm individual për futbollistët janë Vinicius Junior, Jude Bellingham, Rodri dhe së fundmi është shtuar edhe golashënuesi më i mirë i Kupës së Amerikës, Lautaro Martinez.

Sulmuesi argjentinas ka shkëlqyer me Interin, por edhe me kombëtaren e tij. 26-vjeçari ishte vendimtar me golat në Kupën e Amerikës, ndërsa shënoi edhe në finalen ndaj Kolumbisë, për t’i dhënë trofeun Argjentinës.

“Topi i Artë” do të jepet më 28 tetor të këtij viti dhe pas Messit çmimi mund të fitohet nga një tjetër argjentinas.

Lista me renditjen e dhjetë futbollistëve më të kuotuar për fitimin e “Topit të Artë”:
10 – Toni Kroos (Real Madrid dhe Gjermani)
9 – Phil Foden (Man. City dhe Angli)
8 – Kylian Mbappe (Real Madrid dhe Francë)
7 – Lamine Yamal (Barcelona dhe Spanja)
6 – Lionel Messi (Inter Miami dhe Argjentina)
5 – Dani Carvajal (Real Madrid dhe Spanja)
4 – Lautaro Martinez (Inter dhe Argjentina)
3 – Vinicius Junior (Real Madrid dhe Brazil)
2 – Jude Bellingham (Real Madrid dhe Angli)
1 – Rodri (Manchester City dhe Spanjë)
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing