Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Wiz Khalifa arrestohet për posedim të narkotikëve

Muzikë  |  15.07.2024 Ora 9:40   
Këngëtari, Wiz Khalifa, është arrestuar pasi ka tymosur kanabis ndërsa po performonte në skenë në një koncert në Rumani.
Ai ka performuar në festivalin “Beach Please” të shtunën. Disa pamje të këngëtarit duke tymosur kanabisin janë shpërndarë nëpër rrjete sociale, shkruan Hollywood Reporter.


Përmes një deklarate për shtyp nga autoritetet, është konfirmuar se një individ është ndaluar për posedim të jashtëligjshëm të lëndëve narkotike.

“Është vënë re, se ai, gjatë një koncerti në kuadër të një festivali muzikor që u mbajt në Constanta, Rumani, posedonte më shumë se 18 gram kanabis, përderisa në skenë ka tymosur një tjetër sasi në formë të cigares artizanale”, thuhet në deklaratën e autoriteteve.
Ndërkohë Wiz ka postuar në rrjete sociale, pasi është liruar, duke thënë se ka kaluar shumë mirë dhe se “nuk donte të tregonte mosrespekt kur e ka ndezur kanabisin në skenë”.

“Shfaqja e mbrëmshme ishe e mrekullueshme. Nuk kam dashur të tregoj mosrespekt për shtetin rumun pasi ndeza një në skenë. Më respektuan dhe më lëshuan. Do të kthehem shpejtë, por pa një ‘joint’ të madh herën tjetër”, ka shkruar Wiz në rrjetin social “X”.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing