Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Djemtë e Britney Spears janë të hapur për pajtim me nënën e tyre

Muzikë  |  27.06.2024 Ora 9:53   
Dy djemtë e Britney Spears dhe Kevin Federline janë të hapur për pajtim me nënën e tyre.

Avokati Mark Vincent Kaplan, i cili përfaqëson ish-bashkëshortin e yllit të pop-it dhe familjen e tij, ka konfirmuar se djemtë e Kevin dhe Britney, Sean Preston, 18 vjeç dhe Jayden James, 17 vjeç, kanë folur me mamanë e tyre në telefon.

Megjithatë, ai mohoi një raport që pretendonte se ata ishin takuar disa herë personalisht dhe tashmë ishin pajtuar plotësisht.

"Pajtimet dhe ribashkimi i marrëdhënieve janë të vështira dhe kërkojnë kohë. Ato ndonjëherë janë të ndërlikuara dhe gjithmonë një proces i gjatë. Procesi nuk ka filluar realisht, e lëre më të jetë përfunduar," tha Kaplan për Entertainment Tonight.

"Gjëja e mirë është se djemtë panë se nëna e tyre po shkonte mirë dhe kishin dëshirë të flisnin me të. Ka pasur një komunikim telefonik mes Britney-t dhe djemve të saj, dhe ne mendojmë se ky është një hap në drejtimin e duhur."

Britney dhe babai i dy fëmijëve te saj, Kevin Federline, u martuan midis viteve 2004 dhe 2007.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing