Një super-projekt veror po vjen nga Dhurata Dora, Lyrical Son dhe Mc Kresha.
Këngëtarja e hiteve verore, dhe dy rep-artistët shumë të dashur për publikun u bënë bashkë për të sjellë projektin e tyre “Tortura”.
Sipas njoftimit të tyre në Instagram, kënga publikohet sot të enjten në orën 18:00.
Treshja madje kanë publikuar një fotografi në postimin e tyre të përbashkët, imazhi i cili na jep një pasqyrë rreth asaj se si do të duket video-klipi i tyre.
Adhuruesit e tre artistëve mezi po e presin lansimin e këtij projekti, bazuar në komentet e shumta që ata morën në Instagram.