Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ndalohet importi i makinave të vjetra, Mali i Zi bllokon mjetet para 2009

Të Tjera  |  11.06.2024 Ora 8:13   

Në Malin e Zi, nga 1 korriku do të ndalohet importi i makinave më të vjetra se 15 vjet. Vendimi vjen në vendin ku pothuajse dy të tretat e mjeteve janë prodhuar para vitit 2009, dhe mundësitë që ato të shkaktojnë aksidente janë të larta.

Duke sqaruar ndalimin e hyrjes së makinave të vjetra, Ministria e Transportit tha se automjetet, nga korriku do të kenë karakteristika më të mira teknike, gjë që do t’i bëjë më të sigurta. Si reagim ndaj këtij vendimi, importi i makinave të përdorura u rrit në mënyrë dramatike.

Në tre muajt e parë të këtij viti janë importuar 35% më shumë makina se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, rritja e importeve ka kaluar 100 %, sipas të dhënave të drejtorisë doganore.

Mali i Zi, numëron më shumë makina për frymë në mesin e vendeve të rajonit, sipas të dhënave të zyrës europiane të statistikave, Eurostat. Në vendin me pak më shumë se 630 mijë banorë janë të regjistruara rreth 285 mijë automjete, nga të cilat 242 mijë mjete të vogla private. Përveç dy të tretave të atyre më të vjetra se 15 vjet, rreth një e dhjeta janë makina të prodhuara midis 1979 dhe 1999.

Në pesë vitet e fundit numri i aksidenteve në trafik është rritur për gati 30%. Vetëm në vitin 2023 është rritur me gati 16 % krahasuar me vitin 2022./gazetaexpress/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing