Nëse njerëzit janë alergjikë ndaj kivit, ai mund të shkaktojë reaksione alergjike të tilla si probleme të gëlltitjes, të vjella apo edhe më keq.
Kivi është një frut i shijshëm dhe i pasur me vitamina dhe lëndë ushqyese, por jo të gjtihë njerëzit mund ta konsumojnë.
Më poshtë do të gjeni kategoritë dhe efekte anësore të sjella nga “webMed”.
Nëse njerëzit janë alergjikë ndaj kivit, ai mund të shkaktojë reaksione alergjike të tilla si probleme të gëlltitjes (dysphagia), të vjella apo edhe më keq.
Gratë shtatzëna
Kivi është i shëndetshëm për gratë shtatzëna dhe ato me gji, kur merret me moderim, pa e tepruar.
Njerëzit që vuajnë nga çrregullime të gjakderdhjes
Kivi mund të ngadalësojë koagulimin e gjakut dhe rritjen e gjakderdhjes. Në teori, kivi mund të përkeqësojë çrregullimet e gjakderdhjes.
Mos hani kivi ose mos përdorni këto produkte me kivi të paktën 2 javë para një operacioni të planifikuar.
njerëzit që janë alergjikë
Kivi mund të shkaktojë reaksione alergjike tek njerëzit që janë alergjikë ndaj frutave të tjera, bimëve apo erërave të tilla si avokado, pjepër, fik, lajthi, farat e lulekuqes, thekrës, farat e susamit ose grurit. Shmangni ngrënien e kivit ose marrjen e produkteve me kivi nëse jeni alergjik ndaj ndonjë prej këtyre produkteve.